Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.06.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të barazhit edicioni 2020-2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes si dhe xhirimeve televizive, mori këto
VENDIME:
Kryetari i KF “Trepça’89”, Abedin Zeka; pas përfundimit të vazhdimeve të ndeshjes së barazhit, dukshëm i frustruar nga rezultati i ndeshjes i drejtohet gjyqtarit kryesor me ton të lartë dhe ofendon në mënyrën më banale të mundshme duke vazhduar edhe pas ekzekutimit të penalltive. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me të holla me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është tetë (8) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Zyrtari i KF “Trepça’89“, Even Zeka. Në minutën e 90 futet në fushë nga bankina e KF “ Trepça’89”, për ta larguar topin dhe fillon të ofendojë gjyqtarin kryesor, me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore:
Dënohet me dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK në të gjitha aktivitetet sportive në klub.
KF ”Trepça’89”; Në faqen zyrtare të klubit akuzon krerët e FFK-së si dhe organet e saj, për kinse janë shkaktar kryesor për humbjen e statusit të Superligës. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Dënohet me Vërejtje të fundit.
Trajneri i KF ”Trepça’89”, Shpetim Idrizi me nr ID 000934M81. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcim për media akuzon dhe fajëson organet e FFK-së për rënien nga Superliga. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Dënohet me Vërejtje të fundit.
Futbollistja e KF “Baseli 2015”, Sara Shehu me nr fanelle 12 dhe nr ID 015721F05 . Në ndeshjen kampionale të Ligës së Parë të femrave Baseli 2015-Malisheva zhvilluar me datë 30.05.2021. Në minutën 21 luan me dorë jashtë zonës së rreptësisë me ç’rast nga gjyqtari i ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore:
Dënohet me dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi, datë 07.06.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 07.06.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku