Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të BKT Superligës dhe xhiros së parë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 si dhe të javës së parë të Ligës së Parë në konkurrencën e femrave. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Kryetrajneri i FC Llapi Tahir Batatina: Në minutën e 86 në ndeshjen Drita –Llapi është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Përfaqësuesi i zyrtar i FC Llapi, Muhamet Rexhepi: Në minutën e 86, në ndeshjen Drita –Llapi pas ofendimeve të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes, i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Lojtari i KF Ulpiana, Silvester Shkalla: Në minutën e 62, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore ; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Lojtari i KF Vllaznia (P) nr 4, Art Hoxha: Në minutën e 82 të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi B, Ferizaj – Vllaznia (P) ngritet nga bankina dhe ofendon asistentin e parë , për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF Vizioni, Florentina Ramadani; Në minutën 64 në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Parë (femrat) KFF Bazeli – KFF Vizioni, zhvilluar me 29.08.2021 në Kaçanik, prekje e topit me dorë jashtë zonës së rreptësisë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Drejtori sportiv i KFF Ep Com Hajvalia, Xhavit Pacolli. Në minutën e 33 ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë (femrat) KFF Epp Com Hajvalia – KFF Malisheva, zhvilluar me 28.08.2021 në Kishnicë. I njëjti gjatë tërë kohës ka ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Zyrtari i KFF Epp Com Hajvalia, Azem Selmani. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, KFF Epp Com Hajvalia – KFF Malisheva, zhvilluar me 28.08.2021 në Kishnicë, ka ofenduar treshen e gjyqtarëve. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore : Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm .
FC Drita; Në minutën e 86 të ndeshjes Drita –Llapi, tifozët e FC Drita, kanë hedhur dy (2) shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së FC Llapi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore ; Dënohet me shqiptimin e masës disiplinore ; Vërejtje e fundit.
KFF Epp Com Hajvalia; Lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së parë të Ligës së Parë (femrat) KFF Epp Com Hajvalia – KFF Malisheva, zhvilluar me 28.08.2021 në Kishnicë. Mos prezenca e policisë. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore : Dënohet me shqiptimin e masës disiplinore ; Vërejtje e fundit.
Hapja e procedurave disiplinore ndaj:
Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku; Në minutën e 83, në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku lidhur me rastin. Afati datë : 06.09.2021 ora 13:00.
FC Vushtrria; Pas përfundimit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria-Vitia, disa shikues të FC ” Vushtrria”, kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve mysafirë , ku si pasojë janë lënduar disa lojtarë të KF ”Vitia”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë plotësuese nga përfaqësuesi për siguri i FC ” Vushtrria ” , Enver Halimi lidhur me rastin. Afati datë : 06.09.2021 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 01.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 01.09.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku