Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tretë të BKT Superligës dhe xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 si dhe të javës së dytë të Ligës së Parë në konkurrencë e femrave. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Lojtari i KF ”Liria” me nr.18 Jurgen Gjini, ID.nr.000783M90. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi A, Liria-Trepça. Bazuar në nenin 40, pika D i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Trepça” me nr.23 Amir Prishtina, nr ID.001193M94. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi A, Liria-Trepça. Bazuar në nenin 40 pika D i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Ferizaj” me nr 7 Gëzim Rusi dhe nr ID 000531M94. Godet pa top lojtarin kundërshtar dhe e rrezon për tokë, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 34 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Ndihmëstrajneri i KF ”Kika” Naim Biçkaj me nr ID 015280M69. Reagim me fyerje dhe ofendime ndaj gjyqtarit kryesor, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B, Kika-Vushtrria. Bazuar në nenin 42 .2 pika C i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos ushtrim të detyrës së trajnerit sipas radhës organizuara nga FFK.
Ndihmëstrajneri i KF ”Ulpiana” Apollon Ajeti, ID 010186M96. Në minutën e 90+, pas shënimit të golit të vendasve, pa arsye hyn në fushën e lojës, duke e penguar zhvillimin e lojës, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani –Ulpiana. Bazuar në nenin 42 .2 pika C i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy ) ndeshje zyrtare mos ushtrim të detyrës së trajnerit sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i FC ”Prishtina” me nr.13 Erando Karabeci, ID 024567M88 . Ndërhyrje e rrezikshme me taka në lojtarin kundërshtar për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Prishtina. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Arbëria” me nr 9 , Almedin Murati dhe me nr ID 001522M95. Ndërhyrje e rrezikshme me taka në lojtarin kundërshtar për çka është ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi B, Vitia- Arbëria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Vitia” me nr 12, Atif Shabani dhe me nr ID 007819M00. Ndërhyrje e palejueshme ndaj lojtari kundërshtar duke mohuar shënimi e golit, për çka është ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B. Vitia- Arbëria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Hikmet Bajrami, portier i KF “ Dardanët”nga Gjakova, me numër të fanellës 1 dhe nr ID 011424M95. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 55 (prekje e topit me dore jashtë 16 metërshit), Liga e Dytë xhiro e dytë, Gjakova – Dardanët, e zhvilluar më 11.09.2021 në Gjakovë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtarja e KFF “Intelektualet“, Arbëresha Toska me nr ID 017313F01 Ndërhyrje e pakontrolluar për çka u ndëshkua me karton të kuq në min 53 në ndeshjen e Ligës së Parë të femrave xhiro e dytë, KFF “Intelektualet“ – KFF “Hajvalia“ zhvilluar me 11.09.2021 në Gjilan. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
KF ”Ferizaj”, në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi B , xhiro e dytë ndërmjet KF ”Ferizaj” – ”Ramiz Sadiku”, në minutën e 72 pas ndëshkimit të lojtarit me karton të kuq nga tribunat hodhën shishe PVC në drejtim të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri Herton Hoxha. Afati 17.09.2021 ora 13:00.
KF ”Ramiz Sadiku”. Nuk e ka përmbushur kriterin për sigurimin e mjekut për ndeshje. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B KF ”Ferizaj ”– KF ”Ramiz Sadiku”. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i klubit Gëzim Jerliu me nr ID 010096M81. Afati 17.09.2021 ora 13:00.
FC ”Llapi”. Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat antiCovid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Vërejtje të fundit.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 14.09.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku