Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së pestë të BKT Superligës , xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, Ligës së Parë U17 në konkurrencën e femrave java dytë, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

FC ”Ballkani”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Ballkani-Llapi , mos respektim i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, për çka është vonuar fillimi i pjesës së dytë prej 23 (njëzet e tre) minuta. Sharje në kor drejtuar kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina nga ana e publikut vendas, hedhje e disa shisheve PVC në drejtim të Tahir Batatinës dhe bankinës mysafire. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 1500 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

SC”Gjilani”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Gjilani – Ulpiana , në minutën e 54 pas akordimit të penalltisë dhe shënimit të golit nga mysafirët, simpatizuesit e SC-Gjilani hedhin shishe PVC drejt lojtarëve të KF Ulpiana dhe ofendojnë në kor lojtarët mysafirë dhe gjyqtarin kryesor.
Në minutën 68, një simpatizues i SC Gjilani, i cili në dorën e majtë mbante një shufër metali, futet në fushë dhe i vërsulet gjyqtarit kryesor, mirëpo parandalohet nga ana e përfaqësuesit për siguri dhe lojtarëve të SC Gjilani. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika D dhe neni 10 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me të holla në shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Ndihmëstrajneri i SC Gjilani Agim Maliqi, ID.nr.006486M76: Pas ndëshkimit me karton të verdhë, i njëjti fillon me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Ulpiana , për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 42 .2 pika C i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos ushtrim të detyrës së trajnerit sipas radhës organizuara nga FFK.

Mirsad Sylejmani përfaqësues zyrtar i KF ”Vitia”: Për shkak të cenimit të Rregullores dhe tejkalim të veprimtarisë së lejuar sportive, mos sigurim i personelit mjekësor në ndeshjen Vllaznia (P) –Vitia . Bazuar në nenin 38 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore; Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Driton Mexhuani përfaqësues zyrtar i KFF” Kosova VR ” : Për shkak të cenimit të Rregullores dhe tejkalim të veprimtarisë së lejuar sportive, mos sigurim i personelit mjekësor në ndeshjen KFF Presingu- KFF Kosova VR zhvilluar në Viti me 18.09.2021. Bazuar në nenin 38 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore ; Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 24.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 24.09.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku