Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së nëntë të BKT Superligës dhe xhiros së tetë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

 

VENDIME

KF”Drenica”; Lëshim në organizimin e ndeshjes Drenica-Feronikeli , e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës. Në min.25, hedhet një fishekzjarr në fushën e lojës. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF “Drenica”. Afati datë 22.10.2021 ora 13:00.

Nd.trajneri i FC ”Prishtina” Debatik Curri me nr ID.000624M83; Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina-Llapi, gjatë largimit nga fusha ofendon rëndë asistentin e dytë. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd/trajneri i FC” Prishtina“ Debatik Curri. Afati datë 22.10.2021 ora 13:00.

Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Prishtina” Kushtrim Sopa me nr ID.020174M87; Në minutën e 90+, godet me grusht bankinën e delegatit të ndeshjes duke e dëmtuar atë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: VËRETJE E FUNDIT. Obligohet që dëmin e shktatuar ta pagujë vetë.

Lojtari i KF ”Malisheva” Ardian Hoti me nr ID.000887M96. Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit me ç’rast ishte ndërshkuar nga gjyqtari me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Malisheva. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtari i  SC ”Gjilani” me nr fanelle 23 Besar Musolli dhe nr ID.020561M89: Ndërhyrje e palejuar ndaj kundërshtarit për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Ballkani. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

KF”Vushtrria”; Lëshim në organizimin e ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupin ”B” Vushtrria-Arbëria. Sharje gjatë tërë ndeshjes nga ana e një grupi të tifozëve vendas ndaj ekipit mysafir. Pas barazimit të rezultatit nga nikoqirët , tifozët vendas ishin shumë agresiv ndaj bankinës mysafire, për çka referi kryesor kishte kërkuar zbrazjen e tribunës përendimore, për të krijuar kushte për vazhdimin e pjesës së mbetur të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF “Vushtrria”. Afati datë 22.10.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF ”ONIX ”me nr fanelle 12 Armend Rugji dhe nr ID.001266M85. Në minutën e 65-të e kap me dy duart dhe e shtyn gjyqtarin  kryesor, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupin ”A” Onix-Istogu. Bazuar në nenin 42 .2  paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Kryetrajneri i FC “Besa“ Fisnik Papuqi me nr ID 000533M83. Në ndeshjen e Superligës së kadetëve Besa – Ballkani, zhvilluar në Brestovikë me 18.10.2021 ndëshkohet me karton të kuq direkt pas ofendimit ndaj personit zyrtar. Bazuar në nenin 40 paragrafi1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës së kryetrajnerit sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Bazeli” Diellza Hyseni me nr fanelle 2 dhe nr ID000215F01. Në min e 65 ka grushtuar lojtaren kundërshtare në ndeshjen KFF ”Bazeli”  – KFF ”Heroinat”, zhvilluar më 16.10.2021 në Hanin e Elezit. Bazuar në nenin 42 .2  paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 19.10.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 19.10.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku