Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë të BKT Superligës dhe xhiros së dhjetë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Lojtari i FC ”Drita” me nr fanele 26 Princ Balde dhe me nr ID.014411M98. Në minutën e 43-të të ndeshjes po ashtu pas rishikimit të sistemit VAR ka ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit duke mohuar rastin e pastër për shënimin e golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Drita. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i FC”Llapi” me nr fanele 16 Ilir Krasniqi dhe nr ID.000915M00. Në minutën e 28, shkakton ndërhyrje të pa lejuar ndaj lojtarit kundërshtar dhe pas rishikimit në sistemin VAR, ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetari i KF”Dukagjini” Fabian Veseli me nr ID.009724M71. Në minutën e 83, zbret nga tribunat dhe në afërsi të fushës kërcënon dhe ofendon rëndë referët e ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Ballkani. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim.
Kryetrajneri i KF”Vitia” Trimnor Hasani me nr ID.007917M92. Pas ndëshkimit me karton të kuq kërcnon, ofendon rëndë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” , Vitia – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës së kryetrajnerit sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja se KFF ” Presingu” Adelina Ilazi me nr fanele 5 dhe nr ID 016670F06. Në min e 77 lojtarja (A.Ilazi) grushton lojtaren mysafire, e njejta tënton ta grushtoj një lojtare tjetër, dhe kap për fyti lojtaren tjetër kundërshtare, e njëjta edhe duke lëshuar fushën ka qenë e pa disiplinuar, në ndeshjen e zhvilluar me datë 23.10.2021 në Sadovinë ndërmjet Presingu – Prishtina. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes . Bazuar në nenin 42 .2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Futbollisti i FC “Prishtina“ Blend Bajraktari me nr të faneles 1 si dhe me nr ID 021003M04. Në ndeshjen Prishtina – Ramiz Sadiku në Seperligën e juniorëve në minutën e 90 të takimit. Ndërhyrje e palejushme dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
INICIM PROCEDURE:
FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutën e parë (1) , ndeshja Ballkani-Prishtina ndërpritet për 1 minutë për shkak të hedhjës së mjeteve piroteknike/fishekzjarre në fushën e lojës. Në minutën 21 hedhën mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të korrnerit. Në minutën 74 dhe 90, tifozët vendas shajnë dhe ofendojnë në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përgjegjësi përt siguri i FC “Ballkani“. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të takimit Llapi-Drita, një tifoz i FC ”Llapi”, kalon rrethojat e fushës dhe me ton të lartë (me qëllim për t’u sqaruar me dikë në fushë) por fal ndërhyrjes së Policisë dhe sigurimit, parandalohet dhe largohet nga fusha. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përgjegjësi për siguri i FC “Llapi“. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
SC”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, në minutën e 20, ndërpritet ndeshja për 2, 3 minuta për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike/fishekzjarre në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përgjegjësi përt siguri i SC “Gjilani“ Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
KF”Vëllaznimi”. Në minutën e 63, disa shikues të KF”Vëllaznimi”, ofendojnë ekipin mysafir, për çka loja ishte ndërprerë për dy minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi-Onix. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përgjegjësi për siguri i KF “Vëllaznimi“. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
Trajneri i portierëve të FC ”Llapi” Bekim Mulliqi, ID.011415M71. Pas përfundimit të ndeshjes, duke shkuar në zhveshtore fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarët në prezencë të policisë dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes Llapi-Drita. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i portierëve të FC ”Llapi” Bekim Mulliq Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
Lojtari i KF ”Ulpiana” me nr fanelle 5 Gentian Emini dhe nr ID.005592M97. Në minutën 87 të ndeshjes Malisheva-Ulpiana ndërhyrje e pakontrolluar, ndaj lojtarit kundërshtar duke e goditur në gjoks dhe në fytyrë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarit i KF ”Ulpiana” Gentian Emini Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 6 Ilir Syla dhe nr ID.002267M95. Në minuten e 36 ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke shkaktuar penallti me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Dukagjni . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarit i KF”Dukagjini”, Ilir Syla Afati datë 29.10.2021 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.10.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.10.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku