Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12-të të BKT Superligës dhe xhiros së 11-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Përfaqësuesi zyrtar i KF ”Drenica” Granit Koci, nr ID .000944M91. Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes për lëshimet e bëra gjatë ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Drenica. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Besa” me nr fanelle 7, Ahmend M`Barek dhe nr ID.020269M02. Në minutën e 59 është shkaktuar një tollovi në mes të lojtarëve në fushë, me ç`rast godet lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Onix-Besa. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Rahoveci ”me nr fanelle 5, Muhamed Shehu dhe nr ID.001944M87. Në minutën e 83 ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, duke e mohuar mundësinë për shënimin e golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Rahoveci – Drenasi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i KF ”Drenica” Tahir Lushtaku, nr ID. 010175M70.Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Drenica, akuzon referin kryesor se ishte i njëanshëm dhe tendencioz.Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë . Afati 05.11.2021 ora 13:00.
Lojtari i KF “2 Korriku” Miftar Avdiu me nr fanele 9 dhe nr ID 007576M03. Ndërhyrje brutale, ndaj lojtarit kundershtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Juniorëve Ramiz Sadiku – 2 Korriku. Bazuar në nenin 42 .2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KF “Lepenci”. Lëshim në organizimin e ndeshjes së xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë Lepenci – Sharri. Hedhje të mjeteve piroteknike në fushë duke mos i marr masat e duhura në përputhje me numrin e tifozëve të pranishëm. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i klubit. Afati 05.11.2021 ora 13:00.
KF “Sharri” – Hani i Elezit. Hedhje e gjesendëve të rrezikshme (guri), në gjyqtarin anësor. Pas shënimit të golit në minutën 90+10 futën në fushë tifozët mysafirë duke e sulmuar gjyqtarin kryesor me ç’rast ndërprehet ndeshje Lepenci – Sharri. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i klubit. Afati 05.11.2021 ora 13:00.
Futbollisti i KF “ Sharri” Driton Shurdhani me nr fanelle 12 dhe nr ID 002466M99. Sulm dhe goditje me grusht në gjyqtarin kryesor të ndeshjes Lepenci- Sharri. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti Driton Shurdhani. Afati 05.11.2021 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 02.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 02.11.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku