Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12-të të BKT Superligës dhe xhiros së 11-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Futbollisti i KF “Sharri” Driton Shurdhani me nr fanelle 12 dhe nr ID 002466M99. Sulm dhe goditje me grusht në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së Ligës së Dytë, Lepenci-Sharri. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës te organizuara nga FFK.
KF “Sharri” – Hani i Elezit. Hedhje e gjesendëve të rrezikshme (guri), në gjyqtarin anësor. Pas shënimit të golit në minutën 90+10 futën në fushë tifozët mysafirë duke e sulmuar gjyqtarin kryesor me ç’rast ndërprehet ndeshje Lepenci – Sharri. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore Dënohet me tri (3) ndeshje zyrtare pa shikues në fushën e vetë sipas radhës te organizuara ne FFK.
KF “Lepenci”. Lëshim në organizimin e ndeshjes së xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë Lepenci – Sharri. Hedhje të mjeteve piroteknike në fushë duke mos i marr masat e duhura në përputhje me numrin e tifozëve të pranishëm. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore Dënohet me dy (2) ndeshje zyrtare pa shikues në fushën e vetë sipas radhës te organizuara ne FFK.
Kryetrajneri i KF ”Drenica” Tahir Lushtaku, nr ID. 010175M70.Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Drenica, akuzon referin kryesor se ishte i njëanshëm dhe tendencioz.Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim.
Miftar Avdiu, futbollist i KF “2 Korriku me nr të fanelës 9 si dhe me nr të ID 00756M03. Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Juniorëve Ramiz Sadiku – 2 Korriku , në minuten e 44 te takimit (Nderhyrje e ashper) dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 05.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 05.11.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku