Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13-të të BKT Superligës dhe xhiros së 12-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B , javës së 11 të Ligës së Dytë, si dhe Ligës së Parë të femrave edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

Nd.trajneri i FC”Prishtina”Debatik Curri me nr ID.000624M83. Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore : Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 3 (tri) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK (Recidivist).

Lojtari i SC”Gjilani” me nr fanele.22 Muhamed Useini dhe nr ID.015539M88. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Prishtina. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC”Drita”me nr fanele 10 Muharrem Jashari dhe nr ID.001049M98 .Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke e mohuar rastin për shënimin e golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF”Drenasi ”me nr fanele7 Lirigzon Gjinovci, ID.003654M97. Në minutën 89 ofendon asistentin e dytë dhe lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Drenasi-Onix. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.Lojtari i KF “Gjakova “, me nr fanele 14 Shaqir Osmanaj dhe nr ID 003592M03 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 70 (nderhyrje si lojtari i fundit), në ndeshjen e javës së 11 , të Ligës së Dytë , Dardania – Gjakova zhvilluar më 05.11.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja “ me nr fanele 20 Blendi Dedinca dhe nr ID 010238M02 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (ndërhyrje nga prapa), në ndeshjen e javës se 11 të Ligës së Dytë , Rilindja – Vjosa zhvilluar me 06.11.2021 në Prishtinë . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja” me nr fanele 5 Enis Hajzeri dhe nr ID 000493M03. Ndëshkim me karton të kuq direkt (ndërhyrje si lojtar i fundit) , në ndeshjen e xhiros së 12 , të Ligës së parë të juniorëve Kosova VR – Rilindja. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Minatori “ me nr fanele 5 Hyzer Krasniqi dhe nr ID 023697M89. Në ndeshjen e javës së 11të Ligës së Dytë Prizreni – Minatori zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë . Kërcenim i vazhdushëm nga min 52 të ndeshjes dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes në zhveshtore për të vazhduar në parkingun e stadiumit dhe rrugës për në Prishtinë me ç’rast ju është bllokuar rruga zyrtarëve të ndeshjes
ku është kërkuar ndihma e policisë. Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores
disiplinore: Dënohet me dy vjet (2) mos lojë në ndeshjet e organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Minatori” me nr fanele 4 Arianit Bytyqi dhe nr ID 002803M87. Në ndeshjen e javës së 11 të Ligës së Dytë Prizreni – Minatori zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë . Kërcenim i vazhdushëm nga min 52 të ndeshjes dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes në zhveshtore për të vazhduar në parkingun e stadiumit dhe rrugës për në Prishtinë me ç’rast ju është bllokuar rruga zyrtarëve të ndeshjes
ku është kërkuar ndihma e policisë. Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores
disiplinore: Dënohet me dy vjet (2) mos lojë në ndeshjet e organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Liria ” Anita Musaj me nr fanele 14 dhe nr ID 019665F03 .Në ndeshjen e javës së 9 të Ligës së Parë të femrave Liria – Heroinat në min 59 shan dhe ofendon bashkelojtaret e veta me zë të lartë ku e degjojnë të gjithë për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.Lojtarja se KFF ” Presingu” Albina Kolshi me nr fanele 10 dhe nr ID 018639F02. Në min e 90+ kacafytje me lojtaren kundërshtare me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e javës së dhjetë të Ligës së Parë të femrave , Presingu – Vizioni e zhvilluar nӕ Sadovinë me 10.11.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Vizioni” Nevrie Ahmeti me nr fanele 11 dhe nr ID 014565F04. Në min e 90+ kacafytje me lojtaren kundërshtare me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e javës së dhjetë të Ligës së Parë të femrave , Presingu – Vizioni e zhvilluar në Sadovinë me 10.11.2021. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 12.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 12.11.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku