Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12 të Ligës së Dytë, si dhe të xhiros së 12 të Ligës së Parë të juniorëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këto:

VENDIME

Lojtari i KF “Minatori” – Magurë me nr fanele 1 Pleurat Dugolli dhe nr ID 010252M93. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (fyerje), në ndeshjen e javës së 12-të, të Ligës së Dytë Minatori – Behari zhvilluar më 13.11.2021 në Magure. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga furtbollisti Pleurat Dugolli. Afati 19.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF “Sharri“ – Hani i Elezit me nr fanele 9 Saxhid Thaqi dhe nr ID 001337M89. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90 (kacafytje), në ndeshjen e javës së 12-të, të Ligës së Dytë, Sharri – Shkëndija zhvilluar më 13.11.2021 në Han të Elezit. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti Saxhid Thaqi. Afati 19.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF “Rilindja“ me nr fanele 5, Enis Hajzeri dhe nr ID 000493M03. Ndëshkim me karton të kuq dierkt në minutën 86 (ndërhyrje si lojtar i fundit), në ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së Parë të juniorëve Kosova VR – Rilindja. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti Enis Hajzeri. Afati 19.11.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 17.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 17.11.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku