Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të të BKT Superligës dhe xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B , edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

KF ”Fushë Kosova”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nuk marrin masa për sigurimin e kushteve për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes dhe si pasoj protokoli është plotësuar me stilolaps, në kundërshtim me rregulloren e garave. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Ramiz Sadiku, Liga e Parë Grupi B. Bazuar në nenin 24: Dënohet me gjobë shumë prej 150 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Përfaqësuesi zyrtar i KF ”Ferizaj”, Luan Aliu me nr.ID.1011626722. Ofendon stafin e bankinës të KF Vushtrria. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, VIVA FRESH Liga e Parë Grupi B. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Vllaznia (P)” me nr fanelle 6 Ardian Mustafa dhe ID.002758M98. Në minuten e 67 fyen rëndë lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vitia-Vllaznia (P), Liga e Parë – Grupi B. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Enis Tanushi, futbollist i KF Gjakova nga Gjakova, me numër fanelle 16 dhe nr ID 009881M05 për shkak të kartonit të kuq në min 90 (fyerje ndaj gjyqtarit), në ndeshjen e javës së 12-te të Superligës së kadetëve, Ballkani – Gjakova zhvilluar më 21.11.2021 në Suharekë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Valdon Kozhani, futbollist i KF “Minatori “ nga Magura, me nr të fanelle 23 dhe nr ID 024018M96, për shkak të kartonit të kuq në minutën 82 ( ndërhyrje nga prapa), në ndeshjen e javës së 14-të, të Ligës së Dytë Minatori – Rilindja, e zhvilluar më 21.11.2021 në Magurë.Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Bekim Bakaj, trajner i KF “Prizreni” nga Prizreni, me nr ID 00294 , për shkak të kartonit të kuq në minutën 90+ (protestë ndaj gjyqtarit), në ndeshjen e Ligës së Dytë , Lepenci – Prizreni, zhvilluar me 21.11.2021 ne Kaçanik . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje
sipas radhës organizuar nga FFK.

Visar Llugaliu, portier i KF “Kosova VR“, me numër të fanelles 1 dhe Id 002192M99, për shkak
të kartonit të kuq në minutën 21( nderhyrje jashte 16-shit), ne ndeshjene Ligës së Dytë Shkendija – Kosova VR e zhvilluar me 20.11.2021 ne Kishinicë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I
Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga
FFK.

Hapje e procedurës disiplinore ndaj:

FC ”Llapi”. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese
në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi”. Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.

Kryetrajneri i KF Vushtrria, Samuel Nikaj me nr ID.015755M77. Në minuten 90+ pas barazimit të
rezultatit, feston golin në mënyrë provokative dhe ofendon me ton të lartë organet e FFK-së,
me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, Liga e Parë Grupi B. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Vushtrria”. Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF ”Vushtrria”, me nr fanelle 21 Vigan Rexhaj dhe nr ID.00172M93. Nderhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar me ç’rast është ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, Liga e Parë Grupi B. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF”Vushtrria ”, Vigan Rexhaj . Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF”Arbëria ”, me nr fanelle.4 Fidan Gërbeshi dhe nr ID.000642M95. Në minutën 77 kap për fyti lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Arbëria – 2 Korriku , Liga e Parë Grupi B . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF” Arbëria ”, Fidan Gërbeshi . Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 23.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 23.11.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku