Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 16-të të BKT Superligës, xhiros së 14-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, si dhe të xhiros së 15 të të Ligës së Dytë edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Përfaqësuesit zyrtar i FC”Llapi” Muhamet Rexhepi me nr ID.001413M88. Në minutën 90+, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke u futur brenda vijave të fushës, për çka ishte ndeshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Gjilani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF”ONIX” me nr fanelle 4 Gentrit Bislimi, dhe nr ID.002816M98. Në minutën 73 ofendon lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes të Ligës së Parë, Grupi A, A@N-Onix. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Nd/trajneri i KF “ Dardanët: nga Gjakova Dedë Tunaj me nr ID 010168M70. Ndëshkohet me karton të kuq (fyrje ndaj gjyqtarëve), pas përfundimit të ndeshjes së javës 15-të të Ligës së Dytë, Rilindja – Daradanët, zhvilluar me 26.11.2021 në Prishtinë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e procedurës disiplinore:
Lojtari i KF ” Dukagjini” Altin Merlaku me fanelle 10 dhe nr ID 000787M93. Ndërhyrje e ashpër ne lojtarin kundërshtar në ndeshjen Drita – Dukagjini. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Dukagjini” Altin Merlaku. Afati 03.12.2021 ora 13:00.
Trajneri i KF “Trepça‘89”, Lavdim Behxheti me nr ID 005859M80. Në ndeshjen e javës së 13 të të Superligës së kadetëve Liria-Trepça’89, zhvilluar me 28.11.2021 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren. Inkuadron në lojë futbollistin Albes Salihu i paraqitur me nr 21 me nr ID 004240M06 me identitet dhe kartelë të futbollistit Endrit Kalludra. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejtë udhëheqje të skuadrës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i KF “Trepça’89”, Lavdim Behxheti. Afati 03.12.2021 ora13:00.
Zyrtari i KF “Trepça ‘89”, Mentor Baliu. Në ndeshjen e javës së 13 të të Superligës së kadetëve Liria-Trepça’89 zhvilluar me 28.11.2021 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren. Inkuadrimi në lojë i futbollistit Albes Salihu i paraqitur me nr 21 me nr ID 004240M06 me identitet dhe kartelë të futbollistit Endrit Kalludra. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejtë të kryerjes së detyrës në klub deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF “ Trepça’89”, Mentor Baliu. Afati 03.12.2021 ora13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 30.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 30.11.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çekur