Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.12.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të të BKT Superligës, si dhe të ndeshjeve të 1/16 së finales së kupës së Kosovës edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME
Zyrtari i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Trajneri i KF “Trepça“, Emin Baliqi me nr ID CL0277. Në ndeshjen e javës së 6 (ndeshje e mbetur) të Superligës së juniorëve Trepça – Gjilani, në minutën 34 (fyrje) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës si trajner për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF”Ferizaj” me nr. fanelle 10 Egzon Shabani, nr.ID.009467M89. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 e finales e kupës ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Flamurtari” me nr fanelle 6 Valgjin Bllaca dhe nr ID.004353M95. Kacafytje me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së 1/16 e finales e kupës ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.12.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 08.12.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku