Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8–së së finales së Kupës së Kosovës, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori këto:
VENDIME
Ndimëstrajneri i FC ”Prishtina” me nr ID Debatik Curri, ID.000624M83. Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
Kryetrajneri i FC ”Drenica”, Tahir Lushtaku me nr ID.010175M70. Motivi: Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80-të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
FC Onix: Motivi: aktivizimi i lojtarit me nr 31 Enis Gigollaj me nr ID 024396M97 në minutën e 114-të edhe pse i njëjti nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Onix – KEK-u. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
Lojtari i FC Onix, Visar Haxhijaj me nr.12 dhe nr ID.000765M89. Motivi: Në minutën e 114-të prekje me dorë jashtë vijës së 16-shit si lojtar i fundit, ku edhe është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Onix – KEK-u. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
Lojtari i FC Onix me nr fanelle 31, Enis Gegollaj dhe nr ID.024396M97. Motivi: në minutën e 114-të aktivizohet në lojë edhe pse nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Onix – KEK-u. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
Lojtari i FC ”Dukagjini”, Stefan Nikolic, me nr fanelle 9 dhe nr ID.028260M90. Motivi: Në minutën e 80-të proteston ashpër në mënyrë jo sportive dhe përdor fjalë fyese për çka ndëshkohet me kartonin e verdhë, ndërsa vazhdon me sharje të rënda ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati 11.02.2022 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 09.02.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 09.02.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku