Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 23-të të BKT Superligës, xhiros së 17-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
Ndihmës trajneri i FC ”Llapi”, Burim Zhjeqi, nr ID.015598M87. Kundërshtime të ashpra ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor, me çka e kishte penguar gjyqtarin në kryerjen e detyrës së tij, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i FC ”Llapi”, Besart Hoti, nr ID.020190M96. Kundërshtim i ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor, me çka e kishte penguar gjyqtarët në kryerjen e detyrës së tij dhe për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarit të KF ”Vëllaznimi” me nr fanelle 11, Donati Toma, dhe nr ID.024525M96. Pas përfundimit të ndeshjes kacafytet me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi-A&N. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”A&N ”me nr fanelle 5 Valto Zeqaj dhe nr ID .009582M95. Pas përfundimit të ndeshjes kacafytet me lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vӕllaznimi-A&N. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajnerit KF ”Rahoveci” Senad Alirifaj, nr ID .010120M90. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushë të lojës dhe dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit kryesor hedh kronometrin në drejtim të tij për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe të delegatit tè ndeshjes Trepça-Rahovci. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.03.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 08.03.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku