Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të BKT Superligës, xhiros së 16-të të Superligës së juniorëve dhe të kadetëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

Lojtari i FC “Drita“, Ardian Cuculi, me nr fanelle 6 dhe nr ID nr ID.015633M87. Në minutën (90+6) ndal topin me dorë jashtë zonës për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Gjilani. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Trepca’89”, Seid Onbashi, nr ID 01033582. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së juniorëve, Trepça’89 – Gjilani, në minutën e 36-të të takimit për shkak të fyrjeve ndaj gjyqtarit ndëshkohet me karton të kuq. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës të organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Llapi“, Meriton Mehmeti. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së kadetëve Llapi-Ballkani, në minutën e 57 për shkak të fyrjeve ndaj gjyqtarit ndëshkohet me karton të kuq direkt Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 11.03.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 11.03.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku