ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së pare , në mbledhjen e mbajtur me date 19.08.2014 shqyrtoi  procedurat e inicuara  nga ana e komesarit të garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e pare e Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njetat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve lidhur me rastet, konform  Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto :
 
 
V  E  N  D  I  M  E
GANI  SEJDIU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të licencës  116, për manifestim të sjelljeve josportive (  tentim sulmimi në asistentin e pare dhe gjyqtarin e katërt së bashku më lojtaret e tij ) gjatë ndeshjës së javës së pare të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  Feronikeli –  Hajvalia e zhvilluar në stadiumin  e qytetit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajneri i klubit të futbollit  “ Feronikeli “ nga Drenasi, Gani Sejdiu, afati date 21.08.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
SYNAJ  KEQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të licencës  175, për manifestim të sjelljeve  jo sportive , (  shprehje e  reagimeve në drejtim të spektatorëve nikoqir ) gjatë ndeshjes së javës  së pare të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Feronikeli – Hajvalia e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia ; Synaj Keqi, afati date 21.08.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF  “ LLAMKOS  KOSOVA “ nga Vushtrria për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës  ( thyerja e xhamit të zhveshtores  mysafire hedhja e mjeteve biroteknike në fushë  si dhe veprimet e pamatura të spektatorëve ) së javës së pare të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklaratë plotësuese nga përsoni për siguri  i kësaj ndeshje z. Mentor Jashari , afati date 21.08.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
MUHAMET  HURUGLICA ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani ( portier ) me numër të librezës  10011 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, për  sjellje  të pahijshme  drejtuar publikës – minuta e 39 në ndeshjen e javës së ; pare  të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Drita  e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese  nga lojtari ( portiere ) i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani; Muhamet Huruglica ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KËSHILLI  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesedrejtuar komisionit  të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi  në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  numër ; 01  i dates 19.08.2014 , respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 19.08.2014                                                       Kryetari ;  Dukagjin  Zefi