Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të Ligës së Dytë edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këtë:

VENDIM

Lojtari i KF ”Prizreni”, Beson Osmanaj me nr fanelle 3 dhe nr ID 003139M00. Në ndeshjen e Ligës së Dytë, Prizreni-KEK-u zhvilluar me 23.03.2022 në Prizren , në minuten 39 ndëshkohet me karton të kuq . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 25.03.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 25.03.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku