Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave i Superliges së juniorëve dhe të Ligës së Parë të femrave  xhiro 19-të, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këtë:

VENDIME

Lojtari i FC “Prishtina“, Naxhi Berisha “ me nr fanelle 9  dhe nr  ID 000498M04  në ndeshjen e Superliges së Juniorëve xhiro  e 19-të, Prishtina – Flamurtari, ndëshkohet me karton të kuq direkt. Pas përfundimit të takimit (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Flamurtari“ Gramos Sinani me nr fanelle 9 dhe nr  ID 004318M03. Në ndeshjen e Superliges së Juniorëve xhiro e 19-të , Prishtina – Flamurtari,  ndëshkohet me karton të kuq direkt. Pas përfundimit të takimit (grushtim me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF “ Vizioni” Florentina Ramadani me nr fanelle 2 dhe nr ID 006798F04. Në ndeshjen e Ligës së Parë të femrave xhiro 19, Vizioni – Llapi zhvilluar me 26.03.2022 në Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq direkt (grushtim me lojtaren kundërshtare). Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF “Llapi“ Elijesa Mehmeti me nr fanelle 10 dhe nr ID 006050F97. Në ndeshjen e Ligës së Parë të femrave xhiro 19, Vizioni – Llapi zhvilluar me 26.03.2022 në Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq direkt (grushtim me lojtaren kundërshtare). Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 30.03.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 30.03.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku