Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë vendim:

Hapje e procedurës:

Kryetrajneri i KF “Vushtrria“, Samuel Nikaj, nr ID.015755M77. Në minutën 90+, fyen në baza familjare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, 2 Korriku- Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë.
Afati datë : 26.04.2022 ora 13:00. Pezullohet në ushtrimin e detyrës deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.04.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 22.04.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku