Komisioni disiplinor i shkalles së pare në mbledhjen e mbajtur me date 22.08.2014 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit të dates 19.08.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E ;
GANI SEJDIU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Ferronikeli “ nga Drenasi me numër të licencës 116, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( kundershtim i vendimeve dhe tentim sulmimi në gjyqtarin e katërt dhe asistentin e pare në bashkëpunim me lojtaret e ekipit të tij ) gjatë ndeshjes zyrtare të javës së pare të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Feronikeli – Hajvalia e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur denimi bëhët i plotëfuqishem.
SUNAJ KEQI ; krytrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të licencës 175, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 19.08.2014, për manifestim të sjelljeve josportive ( fjalosje me shikuesit e takimit ) gjatë ndeshjes së javës së pare të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Feronikeli – Hajvalia e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishem.
KF “ LLAMKOS KOSOVA “ nga Vushtrria, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor date 19.08.2014, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së pare të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lamkos Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2.
MUHAMET HURUGLICA ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 10011 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 19.08.2014 , për një veprim të pahijshem gjatë ndeshjes së javës së pare të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkso Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga dita e publikimit të ketij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër; II- të dates 22.08.2014, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 22.08.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.