Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të dhe 33-të të BKT Superligës, xhiros së 25-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në intervale të ndryshme kohore para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, hidhen fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq tifozët vendas ofendojnë në kor tifozët mysafirë. Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes për në lokalet zyrtare (zhveshtore) qëndrojnë persona të shumtë të pa autorizuar, të cilët ofendojnë referët e ndeshjes, derisa ata po hynin në zhveshtore. Sipas delegatit (protokolit) të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 (njëmijë euro). Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Përfaqësuesi zyrtar i FC Llapi, Muhamet Rexhepi, ID.nr.001413M88. Në minutën e 69, fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes duke ofenduar edhe me familje, për çka është ndeshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 4 (katër) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK. (Recedivist).
Lojtari i FC ”Ballkani “ me nr.fanelle 5, Lumbardh Dellova dhe nr ID .000161M99. Në minutën e 76, reagon në mënyrë violente ndaj lojtarit kundërshtar duke u shtyrë kokë me kokë, për çka është ndeshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Feronikeli” me nr fanelle 97, Erion Mala dhe nr ID.006674M05. Ndërhyrje e palejuar jashtë zonës së rreptësisë, duke mohuar shënimin e golit lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina- Feronikeli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
Nd. Trajneri i KF ”Flamurtari ” Liridon Leci nr lic. CLP-319. Pas përfundimit të pjesës së parë tenton të kacafytet me një shikues, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Ferizaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF ”Arbëria”, Armend Miftari, ID.001873M95. Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
KF ”Vushtrria”. Aktivizon në lojë lojtarin me nr.16 Etrit Halimi, edhe pse i njëjti nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vushtrria -Arbëria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Delegati i ndeshjes Vushtrria – Arbëria, Amir Lamaxhema. Nuk e paralajmron përfaqësuesin zyrtar të KF”Vushtrria” dhe lejon aktivizimin në lojë të lojtarit i cili nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria. Bazuar në nenin 82 pika a i Rregullores disiplinore; Dënohet me 1 muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare.
Futbollisti i KF “Dardanët“ Rinor Dushku, me nr fanelle 3 dhe nr ID 003694M00. Sjellje josportive pas ndeshjes së javës së 24-t të Ligës së Dytë, Dardanët – Shkëndija zhvilluar në Gjakovë me 22.04.2022.(gjuajtja e autobusit me gur). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C; Dënohet me shumë prej 200 (dyqind) euro. Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Futbollisti i KF “Liria“ nga Prizreni Alltin Kastrati,me nr fanelle 3 dhe nr ID 006364M05, për shkak të kartonit të kuq në minutën 90+ (grushton lojtarin kundërshtar), në ndeshjen e javës së 25-të, të Superliges së kadetëve Liria – Ballkani, zhvilluar më 30.04.2022 në Prizren. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari KF ”Vushtrria” me nr fanelle 16 Etrit Halimi dhe nr ID.000890M94. Ishte aktivizuar në lojë edhe pse i njëjti nuk ishte fare i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes, ndërsa lojtari nuk e ka ditur se nuk është në protokol. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e procedurës:
Ndaj: KF ”Drenica”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, në min 44 hidhet në fushë një mjet piroteknik i tymosur për çka ndërpritet ndeshja për 12 min sepse nuk pati kushte për zhvillimin e saj. Referi kryesor kërkoi të zbazet pjesa ku ishin të vendosur tifozët vendas dhe pas zbrazjes ndeshja vazhdoi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drenica- Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I KF “Drenica“. Afati 10.05.2022, ora 13:00
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 06.05.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 06.05.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku