Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 36-të të BKT Superligës, si dhe ndeshjes së pare të barazhit të Ligës së Parë Grupi A dhe B , edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive dhe mori këto :

Vendime :

FC ”Prishtina”. Në min e 22-të gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 1 min për shkak se tifozët e FC ”Prishtina” Plisat kishin hudhur mjete piroteknike – shpërthyese si dhe bombola tymuese. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.

FC ”Feronikeli”.Lëshim në organizimin e ndeshjes . Në min 7-të një tifoz i FC ”Feronikeli” merr banerin e tifo grupit ”Shqiponjat e Zeza” nga mysafirët dhe me baner hyn dhe vrapon në fushë duke penguar zhvillimin e ndeshjes dhe për pasojë tifozëria e KF ” Drenica ” hyn në fushë duke vrapuar për rikthimin e banerit të tyre për çka është ndërprerë ndeshja për 24 min. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.

FC ”Drenica”. Në min. e 7-të pas provokimit dhe marrjes së banerit nga tifozi i FC ”Feronikeli” disa tifoz të KF ”Drenica” hyjnë në fushë me vrap për ta rikthyer banerin e tyre me ç’rast u krijua tollovi në fushë për çka ishte ndërprerë ndeshja për 24 minuta. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtarit të FC ”Malisheva” Hasan Hyseni me nr fanelle 27 dhe nr ID 001026M97.Në min 90+ kacafytje dhe sharje me lojtarin kundërshtar si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarit të FC ”Dukagjini”, Dren Gashi me nr fanelle 11 dhe nr ID 000893M94. Në min 90+ kacafytje dhe sharje me lojtarin kundërshtar si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Pas përjashtimit ka pasur sjellje vulgare, godet një kundërshtar dhe duke mos u larguar nga fusha e lojës në mënyrë sportive. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Liria “ Ermal Kapra me nr fanelle 4 si dhe nr ID 007971M03 . Në ndeshjen e Ligës së Parë të juniorëve Dukagjini – KF Liria ,në minutën 90+2 të ndeshjes (Goditje në koke,shajre dhe ofendim ne gjyqtarin kryesor) dhe pas një kartoni të verdhë merr të kuq direkt , gjyqtari ndërpren ndeshjen në minuten e 90+2. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës te organizuara nga FFK.

Hapje e Procedurës :

Lojtari I KF “ Liria “ Shpat Vezaj me nr fanelle 2 dhe nr ID 018192M05, Në ndeshjen e xhiros së 29 të Superligës së kadetëve Liria –Besa zhvilluar në Prizren me 22.05.2022. Në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq (ofendim), Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë deri me 31.05.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 25.05.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 25.05.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku