Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.08.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë dhe të tretë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari me nr.15 të FC-”Drenica” Armend Abazi dhe nr ID..000789M94.MOTIVI: Në minutën e 90’+, ndërhyrje e rrezikshme me taka, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Gjilani. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KF ”Vllaznia” (P). Në ndeshjen Vllaznia (P)–Kika aktivizon lojtarin me nr.8 Elbasan Jakupi ID.001003M92, i cili nuk kishte të drejtë loje, sepse në javën e 26-të të edicionit 2021/2022, ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, për çka nga Komisioni Disiplinor ishte dënuar me dy (2) ndeshje moslojë sipas radhës. Bazuar në nenin 8 paragrafi 1 pika A si dhe neni 105 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtari i KF ”Vllaznia” (P) me nr.8 Elbasan Jakupi ID.001003M92. Aktivizohet në ndeshjen Vllaznia (P)-Kika pa të drejtë loje, sepse në javën e 26-të të edicionit 2021/2022, ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, për çka nga Komisioni disiplinor e kishte dënuar me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës. Lirohet nga procedura disiplinore.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.08.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.08.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku