Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e vet të mbajtur me date 26.08.2014 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto
V E N D I M E :
SUNAJ KEQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të licencës 175, për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit ( sjellje të pahijshme, fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit të katërt ; Bajram Gashi ) në ndeshjën e javës së ; dytë të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Llamkos Kosova e zhvilluar me date 23.08.2014 në Kizhnicë ( në mungesë të deklaratës plotësuese ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ), Kërkohet deklarata plotësuese e kryetrajnerit të klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia, afati date 28.08.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
BEKIM SH0TANI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të licencës 65, për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit ( manifestim i sjelljeve të pahikshme ; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit të katërt ; Bajram Gashi ) në ndeshjen e javës së dytë të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Llamkos Kosova e zhvilluar me date 23.08.2014 në Kizhnicë ( raportet plotësuese dhe deklaratat shtesë nga zyrtaret e ndeshjës )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të rregullores disipliniore neni 39 paragrafi 1 pika 2
ISMET MUNISHI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të licencës 151, p`r manifestim të sjelljeve josportive nga ana e gjyqtarit ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit të katërt ) në ndeshjen e javës së dytë të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Llamkos Kosova e zhvilluar më date 23.08.2014 në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëver të ndeshjes )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes ( thyerja e xhamit të autobusit të mysafirëve në dalje nga dyert e stadiumit ) së javës së dytë të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Ferizaj e zhvilluar më date 24.08.2014 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë në mungesë të raporteve i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ) kërkohet deklarata plotësuese nga klubi i futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica – konkretisht nga personi për siguri i asaj ndeshje , afat date 28.08.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
MUHAMET REXHEPI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Liridon Hasani ) gjatë ndeshjes së javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Llapi e zhvilluar me date 23.08.2014 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
ZIJA HAZIRI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës për lëshime në kryerjen e dëtyrës zyrtare lidhur me ndeshjen e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës ( mos dërgimi i raporteve plotësuese ) Vllaznia – Deqani e zhvilluar në Pozharan me 24.08.2014 ( në mungesë të deklaratës plotësuese ) i
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së zyrtarit – delegatit deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga i pëzulluarai Zija Haziri, afati date 28.08.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 )
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së tij, respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 26.08.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.