Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.09.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës, dhe xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
KF “2 Korriku“ inkuadrim të lojtarit Elvir Gashjan me nr fanelle 15 dhe nr ID 007059M06 Elvir Gashjani, në dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtari i KF “2 Korriku “ Elvir Gashjan , me nr fanelle 15 dhe nr ID 007059M06, inkuadrim ne dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve. Elvir Gashjan, Lirohet nga procedura.
Zyrtari i KF “Behari“, Driton Tovërlani nr ID 011460M90. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Dytë , Kosova VR – Behari , zhvilluar me 16.09.2022 në Shkabaj , ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i KF “Feronikeli 74”, Shkelzen Nebihu nr ID 1002094327. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë të Juniorëve Feronikeli 74 –Rilindja, pas përfundimit të pjesës së parë ndëshkohet me karton të kuq (Protestim me gjuhë kërcenuese ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
Lojtarja e KFF ”Presingu”, Besjana Berisha nr fanele 8 dhe nr ID00218F95 . Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Parë të Femrave, Intelektualet – Presingu, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë (karton i kuq), lojtarja vërsulet afër gjyqtarit e ofendon me zë të lartë në mënyrë të rëndë dhe pa edukatë ku edhe e peshtyn në drejtim të gjyqtarit . Besjana Berisha vahdon me ofendime edhe jashtë fushës. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarja Besjana Berisha. Afati datë 27.09.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.
Lojtarja se KFF ”Liria”Fjolla Muja me nr fanele 27 dhe nr ID003808F03. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Parë të Femrave Liria-Feronikeli peson nje faul nga lojtarja kundershtare ku ne afekt duke u rezuar grushton kundershtaren deri sa ishin në tokë kuarton të edhe ndeshkohet me kkuq direkt. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarja Fjolla Muja . Afati datë 27.09.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 21.09.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë :21.09.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku