Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të mbetura të xhiros së parë Malisheva –Ballkani dhe të xhiros së tretë Prishtina –Drita të Albi Mall Superligës edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive vendosi për:

Hapje të Procedurave:

FC ”Prishtina ”. Tifozët e FC ”Prishtina” , hudhen mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme të asaj pjese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina Drita dhe xhirimit televiziv . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Prishtina” , datë 04.10.2022 ora 13:00.

FC ”Drita ”. Tifozët e FC ” Drita” hudhen mjete piroteknike piroteknike në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme. Janë hudhur disa mjete piroteknike me rezikeshmëri të lartë dhe kaçavida të cilat janë fotografuar dhe konfiskuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “Drita” , datë 04.10.2022 ora 13:00.

Menaxherit të paisjeve të FC ” Ballkani” , Ardi Kabashi me nr ID 023356M93. MOTIVI: Fyen ,shan dhe ofendon gjyqtarin e katërt dhe ekipin e gjyqtarëve min 33-të për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt . Sipas raportit të personave zyrtar (gjyqtarëve) . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga menaxherit të paisjeve të FC ” Ballkani” Ardi Kabashi ,datë 04.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejt ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 30.09.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë :30.09.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku