Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Sigal Superligës së femrave, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këto:
V E N D I M E:
Lojtarja e KFF ”Kosova VR”, Shkendije Rrustemi nr fanelle 12 dhe nr ID 006920F03. Në ndeshjen Kosova VR – Dukagjini zhvilluar në Bernicë me 05.10.2022, në min 81-të shtyerje e ndërsjellt me lojtaren kundershtare me ç’ rast u ndeshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF ”Dukagjini”, Shkurte Zeqiri nr fan 35 dhe nr ID 010199f01. Në ndeshjen Kosova VR – Dukagjni zhvilluar në Bernicë me 05.10.2022, në min 81-të shtyerje e ndërsjellt me lojtaren kundershtare me ç’ rast u ndeshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë : 07.10.2022
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku