Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës, xhiros së tetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i FC” Feronikeli 74 “, Labinot Ibrahimi nr fanelle 21 dhe nr ID 015607M86; Në min e 28-të ndërhyrje në mënyrë të palejuar ndaj lojtarit kundërshtar si lojtar i fundit për çka ia ka mohuar mundësinë e pastërt të shënimit të golit, ku ndëshkohet me karton te kuq direkt në ndeshjen KF Feronikeli 74 – KF Liria, e zhvilluar në Drenas, me datë 07.10.2022. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Arbëria“, Jetlir Berisha, nr fanelle 21 dhe nr ID004794M00: Në min e 89-të shqelmon lojtarin kundërshtar për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, sipas raportit të referit kryesor të ndeshjes Arbëria – 2 Korriku, e zhvilluar në Lipjan, me datë 09.10.2022. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri ) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Shkëndija“, Fehmi Dragusha nr fanelle 27 dhe nr ID 001229M00. Në ndeshjen e javës së tetë të Ligës së Dytë, Shkëndija – Behari , ndëshkohet me karton të kuq direkt (fyerje e rëndë ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Besa“, Vleron Gjoci nr fanelle 2 dhe nr ID 007396M05. Në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Juniorëve Llapi –Besa, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Fyrje dhe sharje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Dukagjni“, Erlind Gashi, nr. fanelle 21 dhe nr. ID 017698M04. Në ndeshjen e javës së tetë të Ligës së Parë të Juniorëve, Malisheva – Dukagjini ndëshkohet me karton të kuq (Sharje, ofendim ndaj referit). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Llapi”, Donika Tahiri nr fanelle 11 dhe nr ID 012103F05. Në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Vajzave U17, Llapi-Presingu, ndëshkohet me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes së palejuar si lojtare e fundit. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:
FC ”Prishtina”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Prishtina- Dukagjini. Në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa çaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë, duke krijuar pasiguri për personat zyrtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i FC “Prishtina“, datë 14.10.2022 ora 13:00.

Ndihmëstrajneri i FC ”Prishtina”, Debatik Curri nr ID 000624M83. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Dukagjini, në tunelin e stadiumit ofendon dhe sillet në mënyrë josportive ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga ndihmëstrajneri i FC “Prishtina“ Debatik Curri, datë 14.10.2022 ora 13:00.

Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974“, Valdet Shoshi nr ID 0157474M61 është paraqitur (evidentuar) në protokollin zyrtar si kryetrajner pa të drejtë sepse licenca e trajnerit i kishte skaduar dhe nuk ishte i evidentuar në FIFA Connect si trajner i KF Rilindja 1974. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në Gjakovë më 09.10.2022. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “ Rilindja 1974 “ Valdet Shoshi , datë 14.10.2022 ora 13:00.
KF “Rilindja 1974”; ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar si kryetrajner Valdet Shoshin, edhe pse i njëjti nuk kishte të drejtë të evidentohej në protokollin zyrtar (skadimi i afatit të licencës si trajner si dhe nuk ishte i evidentuar në FIFA Connect si kryetrajner i ekipit Rilindja 1974). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në Gjakovë me 09.10.2022. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Rilindja 1974”, datë 14.10.2022 ora 13:00.

Përfaqësuesi zyrtar i KF” Rilindja 1974 “, Etnik Berisha nr ID 029162M86: Në min 90+ fyen rëndë referin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të referit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në Gjakovë me 09.10.2022. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Rilindja 1974“ Etnik Berisha, datë 14.10.2022 ora 13:00.

Delegati i ndeshjes Genc Tamniku, në ndeshjen e javës e 8-të KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, si delegat i ndeshjes ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar të kryetrajnerit Valdet Shoshi me nr ID 015747M61, i cili nuk kishte të drejtë të evidentohet në protokollin zyrtar,. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974. Pezullohet pa të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 12.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë : 12.10.2022
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku