Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës, xhiros së tetë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974 “, Valdet Shoshi nr ID 0157474M61, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për ndeshjen-KF. Vllaznimi- KF,Rilindja 1974. Për mashtrim dhe sjellje në lajmthim të organeve udhëheqëse të FFK-së. Bazuar në dispozitat e Rregullores disiplinore nga neni 38 paragrafi 1 dhe neni 67 paragrafi 1 pika E dhe F sjell këtë vendim :
Valdet Shoshi kryetrajner i KF “ Rilindja 1974” nr ID 0157474M61: Dënohet me ndalesë të kryerjës së funksionit të kryetrajnerit dhe detyrave zyrtare në klub dhe organeve tjera të FFK-së në kohëzgjatje për 1 (një) vit si dhe me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Arsyetim :
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë me rastin e shqyrtimit të lëndës mori për bazë të gjitha provat faktike të administruara nga ana e FFk-së dhe nga të njëjtata konstatoi se z. Valdet Shoshi është paraqitur pa të drejt në kryerjen e funksionit të kryetrajnerit në protokolin zyrtar në ndeshjen Vëllaznimi- Rilindja 1974. Z. Valdet Shoshi në funksione të dyfishta zyrtare, kryetajner në KF “ Rilindja 1974” dhe sekretar i Shoqatës së trajnerëve të futbollit në kuadër të FFK-së me licencë të skaduar të trajnerit të futbollit, ku mashtroj dhe sjelli në lajthitje organet e FFK-së duke përdorur të dhëna të rrejshme dhe jo të plota për dispozitat mbi punën e tij profesionle- pedagogjike – veprim i cili reflekton elemente të mashtrimit dhe sjelljes në lajthim për të gjitha organet udheheqëse të FFK-së. Andaj Komisioni Disiplinor – shkalla e parë duke respektuar dispozitat e Rregullores didplinore sjelli vendimin e lartshënuar.
FC ”Prishtina”: Lëshim në organizimin e ndeshjes Prishtina- Dukagjini . Në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa çaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë duke krijuar pa siguri për personat zyrtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Nd/trajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri nr ID 000624M83. Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Dukagjini, në tunelin e stadiumit ofendon dhe sillet në mënyrë jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) .
KF “Rilindja 1974 “; ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar si kryetrajner Valdet Shoshin, edhe pse i njëjti nuk kishte të drejtë të evidentohej në protokollin zyrtar (skadimi i afatit të licencës si trajner si dhe nuk ishte i evidentuar në FIFA Connect si kryetrajner i ekipit Rilindja 1974). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në Gjakovë me 09.10.2022. Përfaqësuesi zyrtar i KF” Rilindja 1974 “, Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Etnik Berisha nr ID 029162M86: Në min 90+ fyen referin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të referit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, zhvilluar në Gjakovë me 09.10.2022. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK
Delegati i ndeshjes Genc Tamniku, në ndeshjen e javës e 8-të KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, si delegat i ndeshjes ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar të kryetrajnerit Valdet Shoshi nr ID 015747M61, i cili nuk kishte të drejtë të evidentohet në protokollin zyrtar,. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974. Bazuar në nenin 82 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3 )muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare në garat e organizuara nga FFK.
Lojtari i KF “ Ferizaj” , Albrin Bucalija nr fanelle 15 dhe nr ID 016503M03. Në ndeshjen javës së tetë të Superligës së Juniorëve Ferizaj – Prishtina , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Grushtim ) . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tri (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Dukagjni “ , Erlind Gashi nr fanelle 21 dhe nr ID 017698M04 . Në ndeshjen e e javës së tetë të Ligës së Parë të Juniorëve Malisheva – Dukagjini, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Sharje,ofendim, ndaj referit ) . Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Opoja “ , Bledi Qafleshi, nr fanelle 44 dhe ID 005379M05. Në ndeshjen e rrethit të parë të Kupës së Kosovës Arbana –Opoja , ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje si lojtari i fundit), Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës :
Gëzim Daka trajner i KF “ Gjakova “ U17 në Superligën e Kadetëve në ndeshjen Gjakova U17-Drita U17 zhvilluar në Gjakovë me 08.09.2022 . Gjatë përpilimit të procesverbalit tentuan të mos i shkruajnë disa kartona të verdhë , por unë gjyqtari Liridon Selimaj kundërshtova , pas kësaj filluan [resionet ndaj meje si në vijim : Gëzim Daka më drejtohet me fjalë : “Nga ky moment me shkrim nuk do të jesh refer i imi (nuk do të më referosh më, do të shohësh si do të kalosh, kom me të shti në frizë dhe ti je veq një argat). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga Gëzim Daka. Afati datë : 18.10.2022 ora 13:00.
Xhevat Dacaj delegat i FFK-së, në ndeshjen Gjakova U17-Drita U17 zhvilluar në Gjakovë me 08.09.2022. Gjatë përpilimit të protokolit të ndeshjes dhe evidentimit të kartonave të verdhë,fyen gjyqtarin kryesor Liridon Selimaj . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga Xhevat Dacaj . Afati datë : 18.10.2022 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë : 14.10.2022
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku