Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13 – të Albi Mall Superligës, xhiros së 11- të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC ”Drita”. Në minutën 6-të simpatizuesit vendas ”INTELEKTUALET”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë referi detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 (një) minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën 89, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe hedhin fare pranë fushës së lojës mjet piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë. Sipas raportit delegatit të ndeshjes Drita- Prishtina si dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
KF ”KIKA”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Kika – Vllaznia (P). Nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm të mbledhësve të topave. Pas përfundimit të ndeshjes një simpatizues i ekipit vendas futet në fushën e lojës, i afrohet referëve dhe i ofendon ata. Poashtu edhe gjatë gjithë ndeshjes ka pas ndezje të fishekzjarreve tymuese, por që nuk është penguar zhvillimi i ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Lojtari i KF ”Trepça 89 ” , Lulzim Peci nr ID 005221M02. Në minutën gjashtë (6) të ndeshjes Trepça’89 –Gjilani , shkakton ndërhyrje e pakontrrolluar duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Gjilani . Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tri (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Lojtari i KF “ Fortuna 2020 “, Endrit Kuqica nr fanelle 33 dhe nr ID 003543M03. Në ndeshjen e javës së 10-të , të Ligës së Dytë Fortuna 2020 – Behari u ndëshkua ma karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt) . Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Behari “ , Blend Çelaj nr fanelle 6 dhe nr ID 009511M02,. Në ndeshjen e javës së 10-të , të Ligës së Dytë Fortuna 2020 – Behari u ndëshkua ma karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt) . Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i KF “ Behari” , Alen Bucan nr personal 100070868. Në ndeshjen e javës së 10-të , të Ligës së Dytë Fortuna 2020 – Behari u ndëshkua ma karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Trepça“, Londin Syla nr fanelle 1 dhe nr ID 015026M06. Në ndeshjen e javës së 10-të , të Superligës së Juniorëve Trepca – Prishtina ndëshkohet me karton të kuq (Ndërhyrje jashtë zonës). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Prishtina”, Leart Bajrami nr fanelle 5 dhe nr ID 009323M04. Në ndeshjen e javës së 10-të , të Superligës së Juniorëve Trepca – Prishtina ndëshkohet me karton të kuq (Sharje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Lojtari i KF “Dukagjini“ , Dion Elezaj nr fanelle 1 dhe nr ID 012774M05. Në ndeshjen e javës së 10-të , të Ligës së Parë të Juniorëve Kosova VR –Dukagjini ndëshkohet ne karton të kuq (Ndërhyrje e pakontrrolluar). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Podujeva“, Sheval Idrizi nr fanelle 29 dhe nr ID 009517M05. Ne ndeshjen e javës së 10-të , të Ligës së Parë të Juniorëve Malisheva –Podujeva ndëshkohet me karton të kuq (Ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 42, pika 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës :
KF ”Trepça”. Në minutën 10-të të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça , tifozët mysafir ”TORCIDA” hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq me të filluar pjesa e dytë prap hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, për çka gjyqtari kryesor është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për dy (2) minuta. Në minutën 72, të njejtit tifozë hudhin shishe të qelqit dhe kanaqe të mbushura , në fushën e lojës dhe si pasoj gjyqtari detyrohet prap ta ndërpresë ndeshjen dhe të kërkoj zbrazjen e tribunave ku ishin të vendosur tifo grupi ”Torcida”. Kjo ndërprerje zgjati 60 minuta derisa grupi problematik është larguar nga stadiumi. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqwuesi pwr siguri i KF “ Trepça”. Afati 01.11.2022 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë : 26.10.2022
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku