Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes së mbetur të xhiros së 12 – të Albi Mall Superligës Llapi-Dukagjni edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M
Nd/trajnerit të FC ”Dukagjini”, Agon Ramadani nr ID:006731M90. Në minutën 90-të, pas reagimeve të vazhdueshme dhe të ashpërta ndaj vendimeve të gjyqtarëve ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 28.10.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë : 28.10.2022
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku