Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.02.2023, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8 të Kupës së Kosovës edicioni 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive vendosi për:
Hapje të procedurës:
Kryetrajnerit të KF ”Vushtrria”, Alban Dragusha nr ID ID002269M81. Në minutën e 70-të të ndeshjes, fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Vushtrria. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Vushtrria“, Alban Dragusha. Afati datë 14.02.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.02.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 08.02.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku