Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.02.2023, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të Albi Mall Superligës si dhe ndeshjeve 1/8 së finales së kupës së Kosovës, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari me nr 23 te SC ”Gjilani”, Besar Musolli dhe nr ID.020561M89. Në minutën 71-të të ndeshjes kishte ndërhyrë ndaj lojtarit kundërshtar me nr.6, i cili pastaj i vërsulet lojtarit me nr 23 të SC ”Gjilani”, duke u kacafytur në mes veti, për çka të dy këta lojtarë ishin ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Gjilani-Ferizaj. Bazuar në nenin 42 pika 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari me nr.6 të KF ”Ferizaj” , Behar Bardi dhe nr ID.009794M93. Në minutën 71 -të të ndeshjes, pas një ndërhyrje ndaj tij, edhe pse gjyqtari e kishte ndëshkuar me karton të verdhë lojtarin kundërshtar, ishte vërsulur ndaj lojtarit të SC ”Gjilani” dhe ishin kacafytur në mes veti, për çka të dy këta lojtar ishin ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Gjilani-Ferizaj. Bazuar në nenin 42 pika 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i KF Vushtrria, Alban Dragusha nr ID ID002269M81.Në minutën e 70-të të ndeshjes, fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Vushtrria. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:
KF”Dukagjini”. Në minutën 10 –të të ndeshjes, simpatizuesit vendas shajnë dhe ofendojnë ekipin mysafir, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, derisa lojtarët e FC ”Prishtina ”po largoheshin nga fusha e lojës, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC në drejtim të tyre. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Prishtina . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i. KF “ Dukagjini “. Afati datë 21.02.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 15.02.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë : 15.02.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku