Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.02.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 15-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Drejtori sportiv i KF ”Fushë Kosova”, Besim Gjyrevci nr ID-020178M72. Në minutën e 67 të ndeshjes, shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Flamurtari ” me nr.fanelle 2 Arianit Krasniqi dhe nr ID-009618M00. Në minutën e 72 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të ashpër për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana 1926-Flamurtari. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Ramiz Sadiku” me nr fanelle 21, Ron Rraqi dhe nr ID-008670M02. Në minutën e 47 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Vjosa – Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 21.02.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 21.02.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku