Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.02.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 21-të të Albi Mall Superligës, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive vendosi për:

Hapje të procedurës:

Ndaj: Ndihmës/trajnerit të KF ”Malisheva ” , Tahir Morina ID.nr.001904M85. Pas përfundimit të ndeshjes, derisa personat zyrtar po shkonin drejt deshtoreve, e kishte fyer dhe ofenduar në baza familjare, duke i cenuar integritetin personal e familjar referit kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Ferizaj. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga ndihmës/trajneri i KF “Malisheva” , Tahir Morina. Afati datë 28.02.2023 ora 13:00.  Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 24.02.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 24.02.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku