Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 16-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Ndihmës/trajneri i KF ”Malisheva”, Tahir Morina ID.nr.001904M85; pas përfundimit të ndeshjes, derisa personat zyrtar po shkonin drejt zhveshtoreve, e kishte fyer referin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva –Ferizaj. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Ferizaj” Bujar Shabani me nr fanelle 25 dhe nr ID 000290M90; në minutën e 90+, gjatë një dueli për top e kishte goditur lojtarin kundërshtar me bërryl në fytyrë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i KFF ”Mitrovica”, Hajrullah Haxhiu me nr ID 011272M66 ; në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së femrave KFF ”Mitrovica” – KFF ”LLapi ”, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Fyerje , ofendime dhe sjellje të pahijeshme ndaj referit kryesor Valon Bajgora ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Dardania“, Albin Gashi nr fanelle 16 dhe nr ID 006478M00 ; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Dardania-Prizreni , ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“ ,Ylli Murtezani nr fanelle 11 dhe ID 007984M02; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Dardania-Prizreni, ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore;Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Gjakova“ , Arbias Gashi nr fanelle 1 dhe nr ID 019558M05; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Gjakova-Lepenci, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Gjakova“ , Arti Morina, nr fanelle 5 dhe nr ID 008010M07; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Gjakova-Lepenci, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Trepça ‘89“, Drilon Kelmendi nr fanelle 22 dhe nr ID 004174M04; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së juniorëve Prishtina – Trepça’89, ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Dren Zeqiri nr fanelle 8 dhe nr ID 010298M04; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku – Besa, ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje si lojtar i fundit ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Feronikeli ‘74“, Arlind Krasniqi nr fanelle 33 dhe nr ID 003551M04; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të juniorëve, Feronikeli 74 – Ulpiana, ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Feronikeli 74“, Betim Berisha nr fanelle 5 dhe nr ID 010528M05; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të juniorëve KF Feronikeli ‘74 – KF Ulpiana, ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Ulpiana“, Hasim Gashi nr fanelle 2 dhe nr ID 017887M05; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të juniorëve Feronikeli ‘74 – Ulpiana, ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Top – Footbal”, Kron Krasniqi nr fanelle 25 si dhe me numër te ID 005855M05; në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të juniorëve Top Footall – Fushë Kosova, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Kacafytje). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Fushë Kosova“, Qendrim Halili nr fanelle 3 nr ID 002646M05. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë të juniorëve Top-Football – Fushë Kosova ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores disiplinore;Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje të procedurës:
FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij derisa po shkonin në lokalet zyrtare. Pasi futbollistët e të dy skuadrave kishin hyrë në dhomat e zhveshjes, në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-së dhe tentuan ti sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë largimit nga stadiumi, disa persona të pa autorizuar kanë sulmuar lojtarët mysafirë të cilët i kishin veshjet zyrtare të klubit (trenerka), në ato momente ka intervenuar policia dhe ka evituar pasojat e mundshme nga ky sulm. Për shkak të situatës tejet të tensionuar dhe pamundësisë së largimit nga stadiumi i zyrtarëve të ndeshjes, delegati e referët e ndeshjes, të shoqëruar nga policia, kanë dal një orë e gjysmë (90 minuta) pas përfundimit të ndeshjes nga stadiumi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Ballkani”. Afati datë: 03.03.2023 ora 13:00.

Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi nr ID009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i FC “Ballkani“, Arsim Kabashi . Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.

Nd/menaxheri i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godasë referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd// menanxheri i FC “Ballkani“, Idriz Hajrizi. Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID028309M66. Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt se komisioni i FFK-së qëllimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit! Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Ballkani“, Ilir Daja. Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.

Drejtori sportiv i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi nr ID 024473M84. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “ Ballkani “ , Nderim Nexhipi . Afati datë 03.03.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 01.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë : 01.03.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku