Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës si dhe ndeshjeve të xhiros së 17-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:
Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi , nr ID.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF”Vushtrria”. Në minutën 42-të, tifozët e ekipit mysafir të vendosur në tribunën perëndimore, hodhën në fushën e lojës disa shishe PVC të mbushura, për çka ndeshja ishte ndërprer për disa minuta. Tifozët e ekipit të Vushtrrisë përsëriten veprimet e njëjta, për çka është kërkuar nga Policia zbrazjen e asaj pjese të tribunës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana –Vushtrria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recidivist).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së animuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 10.03.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku