Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.03.2023, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të 1/4 të Kupës së Kosovës edicioni 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
Drejtori sportiv të FC “Malisheva”, Kastriot Kafexholli, nr ID.006790M83. Pas përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes hyn në fushën e lojës derisa gjyqtarët po përgatiteshin për vazhdimin e lojës shtesë 2X15 minuta dhe fillon të ofendojë pa ndërprerë treshen e gjyqtarëve, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Malisheva. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, akuzon gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë (sipas tij nuk ishte penallti) për ekipin kundërshtar si dhe organet e FFK-së për tretman të pabarabartë. Sipas xhirimit televiziv Art Motion. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Ballkani“, Ilir Daja. Afati datë 21.03.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 17.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 17.03.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku