Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.04.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 22-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Nd.trajneri i FC ”Trepça ‘89”, Blerim Berisha nr ID.013594M84. Pas shënimit të golit ne min e 90+, duke festuar golin shkelmon një shishe PVC në drejtim të fushës së lojës duke i rrezikuar lojtarët në fushë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Llapi. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Trepça ‘89”, Samir Sahiti nr fanelle 8 dhe nr ID.0022659M88. Pas shënimit të golit në min e 90+, ngjitet në tribunat VIP duke festuar në mënyrë të tepruar dhe provokon, fyen me gjeste josportive ndaj bankinës mysafire të FC ”Llapi” për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Llapi. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Feronikeli ‘74 ” nr. fanelle 1, Petrit Terziu dhe nr ID 002915M01. Në minutën e 20-të të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit dhe jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74 – Istogu. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Istogu” me nr.fanelle 21 Kadri Kastrati nr ID 002351M92. Në min 64- t të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, duke i mohuar golin lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74 – Istogu . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët dhe se gjatë tërë takimit dhe në meslojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika B: Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati  i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i SC “Gjilani“, Blinor Jakupi nr  fanelle 4 dhe nr  ID.008420M05. Në ndeshjen e javës së 23-të të Superliges së juniorëve A&N – Gjilani ndëshkohet me karton të kuq direkt. (ndërhyrje e ashpër). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ferizaj“, Erduan Misini nr  fanelle 16  dhe nr ID 023077M05. Në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së juniorëve Prishtina –  Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Fyrje).  Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:

Kryetari KFF “ Mitrovica” , Hajrullah Haxhiu. Pas përfundimit të ndeshjes është kërcënuar gjyqtari Tefik Maloku nga kryetari i KFF Mitrovica, Hajrullah Haxhiu me fjalët kërcënuese për rrahje dhe fyerje të rënda në ndeshjen KFF Mitrovica – KFF Feronikeli, Liga U17 Grupi B, zhvilluar me datë 16.04.2023. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KFF “ Mitrovica “ , Hajrullah Haxhiu . Afati datë: 25.04.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 18.04.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 18.04.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku