ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Gashi – kryetar dhe  Luan Salihu e Ismet Shurdhani – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.10.2013 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 05-06.10.2013, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto
V E N D I M E
ASTRIT  UKA ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina me numër të librezës  1320/11 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  14, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve , Grupi ; B  ; Besëlidhja  – Vitia e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3..
SAMI  IBISHI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Vitia “ nga Vitia, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina  ( reagim në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Besëlidhja – Vitia e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
MUHARREM  THAQI : ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të licencës  166, për sjellje jo sportive ( shqelmim i gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Ferizaj  0;3 , e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
PEZULLOHET ;
Pa të drejtë të kryerjes së dëtyrës së  trajnerit si dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Muharrem Thaqi, afat datë 14.10.2013 ( Rregullorja disiplinore nei 31 ).
KF “ LLAMKOS  KOSOVA “ nga Vushtrria, për sjellje banale dhe kërcnime direkte nga ana e kryesuesit të grupit të tifozëve “ Forca “  drejtuar gjyqtarëve  pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; IX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos-Kosova –  Hysi  21;1 e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve  të takimit ) i
HAPET  PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklarata shtesë nga  zyrtaret e klubit të futbollit “ Ll. Kosova “ nga Vushtrria ; Avdullah  Kelmendi – përsoni zyrtar për atë ndeshje si dhe nga  Menror  Jashri – përsoni për sigurimin e ndeshjes së lartëshenuar. Afati datë 14.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
VETON  KABASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina me numër të librezës ; 6493 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet dhe deklaratat e zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina , për mos përmbushje të obligimeve  ndaj zyrtarëve  ( mos pagimi i shpenzimeve  për vëzhgues dhe gjyqtar të takimit ) për ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklaratë plotësuese nga  zyrtari i klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina për atë ndeshje z Agim Hasani, afati datë 14.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KESHILLA  JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë  ankese  drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit  në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; VIII-IX  i datës ; 08.10.2013. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e  këtij vendimi.
Prishtinë, 09.10.2013
Kryetari: Dukagjin  Zefi  d.v.