Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.05.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të Albi, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Llapi” . Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 90+ gjatë festimit të golit nga lojtarët e FC ”Drita”, disa tifozë të FC ”Llapi” hodhën shishe PVC në drejtim të tyre. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Llapi-Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i KF ” Dukagjini” , Ardin Dallku nr fanelle 44 dhe nr ID..023571M94. MOTIVI: Në min 78-të të ndeshjes, pas rishikimit te varit ndëshkohet direkt me karton të kuq për ndërhyrje të pa lejuar si lojtar i fundit dhe mohimit të qartë të shënimit te golit Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetari i KF ”Ulpiana”, Jeton Gashi, nuk posedon ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë zbret nga tribunat dhe në tunelin e zhveshtoreve fyen dhe ofendon referin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vjosa.  Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtarja e KFF ” Feronikeli ” , Edonisa Aliu nr fanelle 15 dhe nr ID 0035662F02. Në ndeshjen e xhiros së 13-të të
Ligës së Parë –Vajzat Presingu-Feronikeli , pas ndëshkimit me karton të kuq (pas dy të verdhëve), fillon me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor dhe atyre anësor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Zyrtari për siguri I KF “ Vitia “ , Herolind Ademi . Në ndeshjen e xhiros së 25-të , të Ligës së Dytë, Vitia-Kosova
VR ndëshkohet me karton të kuq (fyerje),  Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare  për  2 (dy)  ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “ Vitia “ , Fatlir Tafa nr fanelle 15 dhe nr ID 008441M01. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Ligës së
Dytë, Vitia-Kosova VR ndëshkohet me karton të kuq (Ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1
pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “LLapi 1932” , Ensar Behrami nr fanelle 5 dhe nr ID 009649M06. Në ndeshjen e xhiros së 24-të , të
Superligës së kadetëve ndëshkohet me karton të kuq (nderhyrje si lojtari i fundit) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SHF “ Podujeva” ,Visar Gashi nr fanelle 8 dhe nr ID.001567M04. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Ligës së Parë të juniorëve ShF “Podujeva” – KF ”Malisheva” , pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim I ndërsjellt) . Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari I KF “Malisheva” , Bajram Hoti nr fanelle 44 dhe nr ID 007760M05. Në ndeshjen e xhiros së 25-të të Ligës së Parë të juniorëve ShF “Podujeva” – KF ”Malisheva” , pas përfundimit të ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim I ndërsjellt) . Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Ramiz Sadiku . Edonis Hajdini nr fanelle 24 dhe nr ID 008464M05. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku –Drita ndëshkohet me karton të kuq direkt (Kacafytje e ndërsjellt) .  Bazuar në nenin
40  paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me  3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “ Drita “, Xhenti Gerdovci nr fanelle 3 dhe nr ID 008578M04. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku –Drita ndëshkohet me karton të kuq direkt (Kacafytje e ndërsjellt) .  Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me  3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Drenica “ , Eduard Gashi nr fanelle 9 dhe nr ID 006308M05. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve Drenca – Llapi ndëshkohet me karton të kuq direkt.(Goditje e lojtarit kundershtar). dhe ndeshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Llapi” , Art Hoti nr fanelle 67 dhe nr ID 001811M04. Në ndeshjen e Superligës së juniorëve Drenca – Llapi ndëshkohet me karton të kuq direkt.(Prekje e topit me dorë jashtë zonës).Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 05.05.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga
ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë: 05.05.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku