Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës, xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
FC ”Ballkani”. Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna. Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) (RECEDIVIST).
Kryetrajnerit të FC ”Liria”, Xhengiz Rexhepi nr ID.028979M82. Në min 84 pas shënimit të golit nga ekipi vendas, hyn në fushën e lojës dhe ofendon lojtarët e ekipit mysafir, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Drenasi. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Delegatit të ndeshjes Vushtrria-Kika, Mentor Baliu. Tejkalon autorizimet e delegatit të ndeshjes duke urdhëruar referin kryesor që ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, ndërkohë që nuk kishte ndonjë arsye për këtë veprim. Kur përfaqësuesi zyrtar i KF ”Kika” tentojë të futet në lokalet zyrtare për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes, delegati e urdhëron që të dal jashtë dhe e largon nga lokalet zyrtare. Sipas deklaratës së supervëzhguesit të ndeshjes. Bazuar në nenin 86 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore ; Dënohet me 6 (gjashtë) muaj ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në garat e oragnizuara nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 19.05.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 19.05.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku