ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë në përberje ; Dugagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.10.2014 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndesheve nga java e fundit nga të gjitha nivelet garuese dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E :
 
1. KF “ ULPIANA “ nga Lipjani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos përmbushjen e obligimeve financiare me kohë ndaj zyrtarëve të takimit, nga ndeshje e javës së ; VII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Kosova ( Prishtinë ) – raportet e zyrtarëve;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2.
2. Treshja e gjyqtarëve; Radovan Markoviq- gjyqtar kryesor dhe asistentët; Arif Potoku e Antigon Rexhepi nga ndeshja e javës së ; VII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Kosova ( Prishtinë )- ndeshje e pazhvilluar në mungesë të deklaratave plotësuese mbetën në procedurë të ;
PEZULLIMIT
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ) Kërkohen deklaratat plotësuese dhe raporte shtesë nga gjyqtaret e pezulluar, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
3. XHELADIN BEHLULI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Podujeva, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mosnjohje të rregullave dhe mos zbatimi i udhëzimeve konform akteve normative lidhur me ndeshjen e pazhvilluar të javës së ; VII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Kosova ( Prishtinë );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
4. ARMEND KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 3820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i lojtarit kundërshtar si dhe fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor dhe gjyqtarit të katërt ) në ndeshjen e javës së IX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Istogu e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
5. DIAR MIFTARAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu, me numër të librezës sportive 6981 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor dhe gjyqtarit të katërt ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Istogu e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të takimit ); – në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e provave – lëndës )për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluara ; Diar Miftaraj, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
6. GRANIT KOLSHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës 7182 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1 ( portier ) për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e asistentit ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7. KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj , për mospërmbushje të obligimeve financiare ndaj zyrtarëve të takimit në përputhje me Propozicionet e garave në ndeshjen e javës së ; IX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( prova; raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
8. BEKIM HAXHIBEQIRI ; zyrtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci , për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezerve ( kundërshtim i vendimeve të gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Rahoveci – Liria e zhvilluar në Rahovec, në mungesë të deklaratës plotësuese dhe raporteve shtesë;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pëzulluar ; Bekim Haxhibeqiri, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
9. ARDIAN LLUMNICA; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të licencës 155, për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë ( reagim në vendimet e asistentit ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Gjilani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë , në mungesë trë deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së trajnerit dhe funkcioneve tjera zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pëzulluari ; Ardian Llumnica, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
10. KF “ DEQANI “ nga Deqani , për plotësim të raportit ( protokollit ) më stilolapes në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Dukagjini e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ; i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi i futbollit “ Deqani “ nga Deqani – zyrtari i saj për atë ndeshje . Afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
11. KF “ KOSOVA “ nga Prishtina, për mos organizim të ndeshjes në përputhje me Rregulloren dhe Propozicionet e garave ( mungesa e pjesëtarëve të shërbimit policor të Kosovës, para, gjatë dhe pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll ; Kosova ( Prishtinë – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet zyrtare ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ), Kërkohet raport plotësuese nga klubi i futbollit “ Kosova “ nga Prishtina – zyrtarit të klubit për atë ndeshje, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
12. ZIJA HAZIRI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Gjilani , për lëshime profesinale në kryerjen e dëyrës zyrtare ( mosnjohja e detyrave të vëzhguesit nga Rregullorja dhe Propozicionet e garave lidhur me organizimin e ndeshjeve zyrtare ) si dhe lëshimeve në përshkrimin e eveidencës së golashenuesëve në protokollin zyrtar ( i evidentuar numri 17 si golashenues për nikoqirin nuk ekziston i evidentuar në protokoll ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : Kosova ( Prishtinë ) – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( në mungesë të deklarataës plotësuese)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së vëzhguesit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organbizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lënës ( provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga vëzhguesi i pëzulluar ; Zija Haziri, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
13. Gjyqtaret nga ndeshja; Kosova ( Prishtinë ) – 2 Korriku – kategoria e seniorëve – java e VIII-të ; Labinot Fejza – gjyqtar kryesor nga Istogu, Bujar Haradinaj – asistent nga Vushtrria dhe Hysni Ademi – asistent nga Mitrovica për moszbatim të Rregullores dhe Propozicioneve të garave lidhur me organizimin e ndeshjes ( fillimi dhe përfundimi i ndeshjes pa prezencën e pjesëtarëve të policisë)
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen deklarata plotësuese nga treshja e gjyqtarëve ; Labinot Fejza, Bujar Haradinaj dhe Hysni Ademi, afati datë 13.10.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.10.2014, respektivisht nga data e pranimit. Por, ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 10.10.2014 Kryetari; Dukagjin Zefi