Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.08.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i FC ”Fushë Kosova”, Valmir Kutllovci nr.fanelle 2 dhe nr ID.004244M94. Në min 27, ndërhyn në mënyrë të pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Drejtori sportiv i KF ”Vllaznia P”, Ilir Zuka nr ID.011402M84. Në min 53 të ndeshjes, në shenjë proteste ofendon rend gjyqtarin e ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarëve të ndeshjes Vjosa – Vllaznia (P). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Portieri i KF “ Ramiz Sadiku” , Dimal Isufi nr fanelle 99 dhe nr ID .010248M02. Në ndeshjen e xhiros së parë të Viva Fresh Liga e Parë Grupi B Ramiz Sadiku-Vushtrria , ndëshkohet me karton të kuq ( ndërhyrje jashtë zonës si lojtar i fundit ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KFF “ Dukagjini“ –Klinë , Arbër Bashota nr ID CL0304. Në ndeshjen e xhiro së parë të Superligës së vajzave-grave Dukagjini-Kosova VR, ndëshkohet me karton të kuq direkt (protestim në vendimin e gjyqtarit).Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“, Ylli Murtezanit, futbollist i KF Prizreni me numër të fanellës 10 dhe nr ID 007984M02. Në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Dytë, Prizreni-Sharri ndëshkohet me karton të kuq (sulm ndaj kundërshtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Opoja”, Ermir Berisha nr fanellë 10 dhe nr ID 025276M97. Në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Dytë, Podujeva-Opoja ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Lepenci“, Arbnor Zeneli nr fanellë 5 dhe nr ID 007734M02. Në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Dytë Rilindja-Lepenci ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e pakontrrolluar. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ulpiana”, Andi Bellaina nr fanelle 9 dhe nr ID 027580M07. Në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së kadetëve Ulpiana- 2 Korriku në min 81 ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Gjakova“, Jon Gaxherri nr fanelle 11 dhe nr ID 012451M08. Në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së kadetëve LLapi-Gjakova në min 62 ndëshkohet me karton të kuq (fyrje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i SC “Gjilani “ , Meriton Terstena nr fanelle 6 nr ID 008419M05. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së parë të Superligës së juniorëve Gjilani –Flamurtari ndëshkohet me karton të kuq (protestim). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Ramiz Sadiku “ , Art Miftari nr fanelle 1 dhe me nr ID 005931M05. Në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së juniorëve Vushtrria-Ramiz Sadiku në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq direkt ( prekje topit me dorë jashtë zone). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:

FC ”Prishtina ”. Në minuten 34 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha me bari natyral. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina –Maisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Prishtina” . Afati datë 05.09.2023 ora 13:00 .

KF ”Vushtrria ”. Në minuten e 25, tifozët e ekipit vendas, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ndeshja ishste ndërprer për disa minuta, ndërkaq pas shënimit të golit të dytë të mysafirëve, simpatizuesit vendas prap hudhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushën e lojës, për çka referi kryesor është detyruar ta zbrazë tribunën ku ishin të vendosur simpatizuesit vendas. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vushtrria-Ulpiana. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “ Vushtrria” . Afati datë 05.09.2023 ora 13:00 .

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 29.08.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 29.08.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku