Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës së femrave-grave si dhe xhiros e tretë e Superligës U 21 edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këtë:
V E N D I M :
Lojtarja KFF “Llapi” , Ermira Miftari nr fan 11 dhe nr ID 006048F96. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes fyen dhe përdorë fjalë kërcënuese ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes KFF “Presingu “ – KFF “Llapi “. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Malisheva”, Gëzim Hoti nr fan 34 dhe nr ID 013350M04. Në min 55 nderhyrje e pakontrrolluar me brryl në lojtarin kundërshtar me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes të Superligës U21 Prishtina-Malisheva. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 01.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 01.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku