Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së katërt të Albi Mall si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

KF “Lepenci” . Lëshim në organizim të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Lepenci-Sharri zhvilluar me 03.09.2023 në Kaçanik . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “ Sharri” . Dëmtim të zhveshtores pas ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Lepenci – Sharri zhvilluar me 03.09.2023 në Kaçanik.  KF “ Sharri” Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Obligohet KF “ Sharri ”, që dëmin e shkaktuar në zhveshtore të KF “ Lepenci” , ta
paguajë (shuma e gjobës) përcaktohet me vendim të organit kompetent.

Lojtari i KF “ Arbëria “, Rexhep Bërbatovci nr fanelle 1 dhe nr ID 020116M94. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Dytë Podujeva-Arbëria , ndëshkohet me karton të kuq në min 90+( ofendim ndaj gjyqtarit) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Tefik Çanga “ , Benit Hamiti nr fanelle 21 dhe nt lD 009138M99. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Dytë Tefik Çanga- Behar , ndëshkohet me karton të kuq në min 88( ofendim i rend sharje ndaj lojtarit kundërshtar) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Vushtrria “ , Erion Krasniqi nr fanelle 11 dhe nr ID 005346M06. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Vushtrria – Ferizaj ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Behar “, Jusuf Shabotiq nr fanelle 29 dhe nr lD 000595M92. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Dytë Tefik Çanga- Behar , ndëshkohet me karton të kuq në min 89 (grushtim lojtarin kundërshtar) . Bazuar në nenin 46. paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Drenica” , Erin Mecini nr fanelle 35 dhe nr ID 024090M07. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së kadetëve Prishtina – Drenica, ndëshkohet me karton të kuq (nderhyrje si lojtari i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ 2 Korriku “ , Mal Lika nr fanelle 7 dhe nr ID 013563M07. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së kadetëve Ballkani -2 Korriku , ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ 2 Korriku “ , Donart Islami nr fanelle 11 dhe nr ID 011610M07. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së kadetëve Ballkani -2 Korriku , ndëshkohet me karton të kuq . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i KF “ 2 Korriku “ , Mustafë Pronaj nr ID 009861M85. Në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së kadetëve Ballkani -2 Korriku , ndëshkohet me karton të kuq .  Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Prishtina” , Vesa Ademi nr fan 14 dhe nr ID 024641F07 Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së femrave Prishtina- – Bazeli në min 90-të , nderhyrje e palejuar si lojtare e fundit ku edhe ndëshkohet me karton te kuq direkt Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF “ Dukagjini , Rinesa Thaqi nr fanelle 30 dhe nr ID 024465F07 . Në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës U 17- femra KFF “ Dukagjini – KFF “ Jakova” , ndëshkohet me karton të kuq direkt ( ndërhyrje si lojtare e fundit ) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

FC ”Prishtina”. Në min 7 dhe 25 , tifo grupi “Plisat” , hedhin mjete piroteknike në fushë për këtë shkak gjyqtari kryesor ndërprenë ndeshjen per 1 min . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Delegati Xhevat Dacaj, për shkak të neglizhences në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Dytë Behari- Podujeva zhvilluar me 02.09.2023 në Vitomiricë. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 13.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 13.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku