Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Kryetrajneri i KF “Mitrovica“, Edmond Ujkani nr ID 005744M01. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Dytë, Mitrovica –Deçani në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq (kundërshtim i vazhdueshëm). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Dorjan Musollaj nr fanelle 1 dhe nr ID 012189M06. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku- Istogu ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Drenica“, Erionis Aliu nr fanelle 7 dhe nr ID 019147M06. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë të juniorëve Top Football- Drenica ndëshkohet me karton të kuq (reagim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK.

Lojtarja e KFF “Liria” , Albiona Suka nr fanelle 31 dhe nr ID 010214F01. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës Parë – vajzat Feronikeli – Liria, luan me dorë jashtë zonës duke i mohuar skuadrës kundërshtare rastin për shënim të golit. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli – Liria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës:

FC ”Prishtina”. Në min 20 dhe 28 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha e lojës dhe ndeshja ndërpritet për tre minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Liria fotove dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Prishtina” . Afati datë 22.09.2023 ora 13:00.

SC ”Gjilani”. Gjatë zhvillimit të ndeshjes reklama e sponzorit kryesor të Superligës Albi Mall nuk është vendosur paralel me vijën e mesit të fushës ashtu si është e definuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Malisheva fotove dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i SC “Gjilani” ë. Afati datë 22.09.2023 ora 13:00.

Kryetrajneri i ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke kërcënuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “ Flamurtari”, Liridon Leci. Afati datë 22.09.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 20.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 20.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku