Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së katërt të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Prishtina”. Në min 20 dhe 28 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast dëmtohet fusha e lojës dhe ndeshja ndërpritet për tre minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Liria, fotove dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Kryetrajneri i ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke kërcnuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK si dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

SC ”Gjilani ”. Gjatë zhvillimit të ndeshjes reklama e sponsorit kryesor të Superligës, Albi Mall nuk është vendosur paralel me vijën e mesit të fushës ashtu siç është e definuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Malisheva, fotove dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

KFF “Fereonikëeli“. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë – femra , Feronikeli- Liria zhvilluar me datë 18.09.2023 në Drenas , inkuadron në lojë lojtaren Aulona Obria nr ID 024887F08 me ID të lojtares Leonora Nika nr ID 024883F07. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Hapje e procedurës:

Lojtarja e KFF “Feronikeli“, Aulona Obria nr ID 024887F08. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë – femrat, Feronikeli- Liria zhvilluar me datë 18.09.2023 në Drenas , inkuadrohet pa të drejtë në lojë me ID të lojtares Leonora Nika nr ID 024883F07. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarja e KFF “Feronikeli”, Aulona Obria. Afati 26.09.2023 ora 13:00 . Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 22.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku