Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.09.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtarja e KFF “Feronikeli“, Aulona Obria nr ID 024887F08. Në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Parë – femrat, Feronikeli- Liria zhvilluar me datë 18.09.2023 në Drenas , inkuadrohet pa të drejtë në lojë me ID të lojtares Leonora Nika nr ID 024883F07. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ”Vizioni”, Teuta Mehmeti nr fanelle 7 dhe nr ID-se 009904F00. Në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Parë – femra Vizioni- Prishtina ndëshkohet me karton të kuq direkt. Lojtarja Teuta Mehmeti ishte duke marr ndihmën mjekësore në fushë, duke dal nga fusha e lojës pas marrjes së ndihmës nga mjeku i klubit ofendon rënd me fjalë banale gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “ Trepça’89 “ , Lavdim Behxheti nr ID 005859M80. Në ndeshjen e xhiros së pestë të Superliges së kadetëve Trepça’89 –Kurda në min 88 ndëshkohet me karton të kuq( sharje) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK .

Hapje e Procedurës:

KF ”Istogu”. Lëshim në organizim, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur hudhje të gjësendeve në fushë. Sipas raportit të delegati të ndeshjes Istogu-Suhareka 23 e zhvilluar në Istog me datë 23.09.2023. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “Isogu ” . Afati datë 29.09.2023 ora 13:00.

Trajneri i portierave i KF” Istogu ”, Valmir Hajrizaj nr ID 000602M85 . Pas përfundimit të ndeshjes në prezencë të asistentëve ka hyrë në fushë duke i treguar gjyqtarit kryesor kronometrin me pretendimin se ka shtyrë minuta më shumë shtesë se sa ish dashur , pastaj i është afruar gjyqtarit me kokë duke shtyrë vazhdimisht për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt . Valmir Hajrizaj largohet nga stafi i KF ” Istogu ” duke ofenduar disa herë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu – Suhareka 23 Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i portierave të KF “Istogu ” , Valmir Hajrizaj . Afati datë 29.09.2023 ora 13:00.

Drejtori sportiv i FC ”Suahreka 23” , Lulzim Kolgeci nr ID 014586M65. Pas përfundimit të pjesës së parë drejtori sportiv i FC ” Suhareka 23 ” , Lulzim Kolgeci ka hyrë në zhveshoren e gjyqtarëve ku ka kerkuar sqarime nga ana gjyqtari kryesor me preteks për një penallti të pa akorduar. Gjyqtari kryesor ka kërkuar që zyrtari në fjalë ta liroj hapësirën kjo ka ndodhur në prani edhe të dy asistentëve. Rasti është raportuar edhe të delegati. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Istogu- Suhareka 23. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ” Suhareka 23 “ , Lulzim Kolgeci . Afati datë 29.09.2023 ora 13:00.

KF ” Rahoveci”. Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 67-të ka pasur hudhje të një shishe PVC në fushë nga ana e tifozëve nikoqir. Në min 90+ ka pasur fjalosje dhe hudhje te shisheve PVC të ndërsjellta ndërmjet shikuesëve nikoqir dhe bankës mysafire ku erdhe deri te ndërprerja e ndeshjes për 5 min deri sa është zbrazur ajo pjesë e publikut dhe më pas ka vazhduar ndeshja . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Rahoveci-Rilindja 1974. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “Rahoveci ” . Afati datë 29.09.2023 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 26.09.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 26.09.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku